Harduer

iPhone 5S mund të ketë sensorë të gishtave si dhe NFC

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S mund të ketë sensorë të gishtave si dhe NFC

Apple mund të ndërtojë NCF dhe teknologji të shenjave të gishtërinjve në iPhone 5S.

Një raport sugjeronte se kompania do i përdor shenjat e gishtërinjve për të përmirësuar shërbimet NFC si pagesat.

China Times raporton se një krijues çipash Tajvanezë i quajtur Chipbon është zgjedhur nga Apple për ti furnizuar me pjesë për iPhone 5S.

Uebfaqja shton gjithashtu se teknologjia e re do të vijë si pasojë e një blerje të re të Apple nga firma për sigurim mobil AuthenTec. Thashethemet e Apple do të përdori një teknologji të tillë kanë qenë dhe më përpara.

Microsoft-i u bë partner me AuthenTec në vitin 2003 për të integruar mbështetjen për biometriket në desktopin e Windows.

Ata krijuan një drajver ndërfaqeje për të cilën thanë se do të bëhet një shembull i mirë për pajisjet biometrike kur dizajnojnë softuerët e veta.

Natural ID sjell teknologjinë e njohjes së gjurmëve të gishtave tek tabletët dhe telefonët

Foxconn ka raportuar gjithashtu se kanë filluar përgatitje për iPhone 5S dhe sipas Macotakara kompania telefonike Japoneze NTT DoCoMo do të fillojë më në fund të shesë iPhone me daljen e 5S. (PCWorld Albanian)

iphone-fingerprint

Lajmet e fundit>