Analiza

iPhone 5S mund të lançohet më 20 shtator, së bashku me një iPhone 6 me çmim të ulët

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S mund të lançohet më 20 shtator, së bashku me një iPhone 6 me çmim të ulët

Nëse jeni përdorues i iPhone-it dhe nuk keni ende versioni e fundit të tij (pra, iPhone 5), me shumë mundësi jeni duke pritur lançimin e fundit nga Apple.

Lajmi i mirë është se ai mund të jetë shumë afër, vetëm 12 javë larg.

Dave Smith, redaktori i International Business Times, ka parashikuar se data e lançimit do të jetë 20 shtatori. Ja se ku bazohet ai për të bërë këtë parashikim: Fillimisht, ai argumenton se iOS 7 do të ndjekë modelin e lançimit të iOS 6, i cili ishte i disponueshëm 100 ditë pas prezantimit apo zbulimit të tij për mediat (që do të thotë data 18 shtator).

Më pas ai shprehet se iPhone-i i ri do të lançohet dy ditë pas kësaj date, ashtu siç ndodhi me iPhone 5 dhe iOS 6. Zakonisht, Apple tenton t’i ndjekë këto “zakone supersticioze”, prandaj ky parashikim mund të rezultojë i vërtetë.

Lajme të tjera që po bëjnë kurioz shumë njerëz janë ato për lançimin e një iPhone 6 me çmim të ulët (ose iPhone Light). Smith parashikon se ai mund të lançohet një ose dy javë më vonë, në mënyrë që të evitohen disi radhët e gjata në dyqanet Apple.

Nëse këto thashetheme dhe parashikime janë të vërteta, atëherë iPhone me çmim të ulët mund të lançohet mes datave 27 shtator apo 4 tetor. iPhone me çmim të lirë, që do të ketë mbështjellëse plastike dhe me ngjyra, do të synohet të shitet në tregje në zhvillim si Kina dhe India, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e shitjeve të mëdha edhe në vendet e zhvilluara.

Një arsye tjetër pse këto mund të jenë datat e lançimit të iPhone-ëve të rinj është për shkak se Apple dëshiron të krijojë pak hapësirë mes prezantimit të smartfonëve dhe atij të iPad-it të ri dhe iPad Mini me Retina Display (që mund të zbulohen në tetor).

iphone 5s

Lajmet e fundit>