Harduer

iPhone 5S mund vijë në pranverën e vitit 2013

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
iPhone 5S mund vijë në pranverën e vitit 2013

Versioni i pestë ende nuk është “ftohur” dhe thashethemet për pasardhësin e tij ngadalë po arrijnë.

Nëse i besohet revistës kineze Commercial Times, gjenerata e re e iPhone-it do të arrijë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Duke ditur se lançimi i gjeneratës së katërt të iPad-it erdhi vetëm gjysmë viti pas daljes së gjeneratës së tretë, nuk ka arsye për mos të besuar se situata e njëjtë mund të përsëritet edhe me iPhone.

Sipas citimeve të transmetuara nga burimi i lartpërmendur, prodhimi testues i modelit i cili mund të quhet “iPhone 5S”, në sasi të limituar prej 50.000 dhe 100.000 copë, do të duhej të fillonte në dhjetor të këtij viti, kurse prezantimi zyrtar mund të mbahej në pranverë.

Edhe pse ky burim nuk prek ndonjë datë të saktë të lançimit, supozohet se iPhone 5S mund të shfaqet në treg në gjysmën e parë të vitit 2013 me gjeneratën më të rë (të pestën) të iPad-it. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>