Harduer

iPhone 5S pritet të vijë në fund të qershorit

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S pritet të vijë në fund të qershorit

iPhone 5SApple ka mundësi që të sjellë pajisjen e re iPhone në fundit të muajit qershor, sipas analistit Gene Munster.

Duke supozuar se ky parashikim del i saktë, Munster beson që Apple do të shes 4 milionë njësi të telefonit të ri përpara se të mbushet një muaj nga dalja e pajisjes. Ky vlerësim sa i përket shitjeve vjen duke u bazuar në shitjet e shumta brenda një kohe të shkurtër të modeleve të kaluara të pajisjes iPhone. Analisti pret që Apple të shes 30 milionë pajisje iPhone gjatë dhjetë ditëshit të parë të qershorit, që paraqet një ngritje prej 15 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Por tani lind pyetja, çfarë do të përmbajë kjo pajisje e re?

Sikur shumica e analistëve dhe vëzhguesve të ndërmarrjes Apple, Munster pret që telefoni të ketë një procesor më të shpejtë, kamerë më të mirë dhe disa veçori të reja softuerike të lidhura me harduerin. Ai mendon që është një “mundësi e jashtme” që 5S-i mund të vijë me një çip NFC (near-field communicatons apo në shqip komunikime në hapësira-të-afërta). Për t’i hapur dyert për pagesat mobile.

Blerja gjatë vitit të kaluar e ofruesit të teknologjisë së sigurisë, AuthenTec, do të mund të çonte në vendosjen e një veçorie për siguri biometrike, apo lexues të gishtave, për 5S-in.

Por analisti mendon që një veçori e tillë ka më tepër gjasë që të vijë me iPhone 6.

Një veprim tjetër nga Apple pritet që të ndodhë në shtator kur analisti pret që të shohë lëshimin e pajisjes së shumëpërfolur iPhone me çmim të ulët. I synuar që të jetë për tregjet që janë në rritje e sipër, një iPhone i lirë do të mund të ndihmonte ndërmarrjen Apple që të futet në tregun e smartfonëve që kanë çmim të ulët që do të kishin vlerën rreth 135 miliardë dollarë në total. Munster thotë që çmimi i një iPhone të zhbllokuar do të mund të ishte prej 250 dollarëve.

Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithçka që duhet të dini

Në fund, sipas Munster, Apple do të mund të lajmëronte televizionin e ri dikur në fillim të dhjetorit, që përfundimisht do të ndiqej nga një orë e mençur.

Analisti nuk mendoi nëse produkti do të grumbullonte të ardhura të shumta, por ata do të paraqisnin që ndërmarrja Apple është në gjendje që ende të sjell produkte inovative, diçka nga e cila do të ketë përfitim ndërmarrja dhe vlerën e aksioneve të saj.

Prezantohen zyrtarisht BlackBerry Z10, Q10 dhe BlackBerry 10 OS

“Ne besojmë që investitorët kanë dashur të dinë nëse Apple mund të sjell disa produkte të reja dhe inovative pa Steve Jobsin,” tha Munster në një shënim për investitorët. “Ne përfundimisht e besojmë, nëse Apple është parë si një ndërmarrje që mund të bëjë inovacione, shumëfishi do të përmirësohet.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>