Biznes

IPhone 5S shitet rreth dy herë më tepër se iPhone 5C

Oct 15 2013
0 Shpërndarje
IPhone 5S shitet rreth dy herë më tepër se iPhone 5C

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, iPhone 5S është rreth dy herë më i famshëm se iPhone 5C.

Të dhënat që ka siguruar faqja All Things Digital nga firma kërkimore Consumer Intelligence Research Partners (CIRP) tregojnë se gjatë muajit shtator iPhone 5S përbënte 64% të shitjeve totale të smartfonëve Apple duke tejkaluar kështu lehtësisht iPhone 5C me një pjesë prej 27%. Muajin e kaluar vetëm 9% e konsumatorëve blenë iPhone 4S.

Josh Lowitz, një prej themeluesve të CIRP, është shprehur gjatë një interviste për All Things Digital se pavarësisht pozicionit lider në muajin shtator, iPhone 5S nuk do të jetë gjithnjë zgjedhja e preferuar e konsumatorëve.

Historikisht, versionet më të fundit të iPhone-ve blihen së tepërmi nga adoptuesit e hershëm, por me kalimin e kohës më tepër konsumatorët përpiqen të kursejnë duke blerë produkte me çmim më të arsyeshëm.

Sipas CIRP i njejti skenar është zhvilluar edhe vitin e kaluar. Gjatë muajit tetor të vitit 2012 iPhone 5 përbënte 68% të shitjeve totale të smartfonëve Apple, duke tejkaluar lehtësisht iPhone 4S që zotëronte vetëm 23% të këtij tregu.

Ndërkohë iPhone 4 përbënte vetëm 9% të shitjeve. Pas një kohe të shkurtër produktet më të vjetra të Apple filluan të ngushtonin këtë hendek. (PCWorld Albanian)

iphone-5s-gold-small

Lajmet e fundit>