Harduer

iPhone 5S thuhet se do të dërgohet për shitje në gusht 2013

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S thuhet se do të dërgohet për shitje në gusht 2013

Disa ditë më parë gjithë vëmendja e adhuruesve të teknologjisë ishte përqëndruar në orën që mund të hidhte në treg Apple.

Sot, ky entuziazëm është vanitur disi dhe fokusi është drejtuar tek një nga pajisjet më të dashura dhe më të përfolura: iPhone i rradhës. Shumë pak analistë dhe blogerë janë të bindur se iPhone 6 do të lançohet këtë vit, duke nënkuptuar kështu se versioni i përditësuar i iPhone 5 (i cili me shumë mundësi mund të quhet iPhone 5S), do të dërgohet për shitje para përfundimit të vitit.

Në vitin 2012, thashethemet flisnin për një lançim në dimrin e vitit 2013. Muajin e kaluar pati disa raportime mbi një prezantim në pranverë apo në fillimin e verës.

Meqënëse dimrit i ka ardhur pothuajse fundi, data e lançimit është shtyrë sërish. Sipas AppleInsider, data e re do të ishte në gusht 2013.

Gjatë katër viteve të fundit, shitjet e iPhone janë rritur çdo vjeshtë

Për momentin dihet shumë pak mbi iPhone 5S. Pjesa më e madhe e të dhënave që dihen deri tani lidhen më tepër me prodhimin e një versioni të vetëm për të gjitha kompanitë telefonike (në rastet kur smartfoni shitet me kontratë). Gjatë katër viteve të fundit, shitjet e iPhone janë rritur çdo vjeshtë.

Në vjeshtën e vitit 2009, Apple shiti 8.7 milionë iPhone. Gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2010, u shitën 16.24 milionë iPhone. Një vit më vonë, shitjet u rritën me 128%, duke arritur në 37 milionë njësi. Në vjeshtën e vitit 2012, shitjet e iPhone kapën shifrën e 47.8 milionë njësive.

Samsung Galaxy S3 vlerësohet smartfoni më i mirë i vitit 2012

Edhe pse këto shifra kanë patur impakt pozitiv në aspektin e konsumatorëve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për komunitetin e investitorëve. Aksionet e kompanisë kanë filluar të pësojnë rënie që prej shtatorit 2012 (-33%). (PCWorld Albanian)

iphone5s

Lajmet e fundit>