Analiza

iPhone 5S vs. iPhone 5C: Cilin të blini?

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S vs. iPhone 5C: Cilin të blini?

Apple-iphone-5c-vs-5SNëse po mendoni të blini një iPhone të ri, kjo do të jetë hera e parë që do t’ju duhet të vendosni mes dy modelesh të cilat janë lançuar në të njëjtën kohë: iPhone 5S dhe iPhone 5C me çmim më të ulët.

Në këtë artikull nuk do t’ju themi se cilin duhet të blini, sepse një vendim i tillë mbetet në fund të fundit në dorën tuaj, por, do t’ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur në bazë të preferencave tuaja.

Nëse ju pëlqejnë shumë aplikacionet dhe i përdorni shumë, atëherë iPhone 5S mund t’ju përshtatet më mirë. Nëse dëshironi një version më të lirë, iPhone 5C mund të jetë zgjedhja e duhur.

Gjithsesi, mes dy iPhone-ëve ka ndryshime të mëdha. Ata janë të njëjtë në aspektin e madhësisë, por ndryshojnë në pjesët fizike. iPhone 5C mbështillet nga një material i butë silikoni gome në vend të aluminit. Për më tepër, iPhone 5C ofrohet në disa ngjyra: blu, jeshile, të verdhë, pink dhe të bardhë, ndërsa iPhone 5S vetëm në gri, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë floriri.

Ndoshta ndryshimi më i madh është procesori 64-bit në 5S, i cili ka performancë pothuajse dyfish sa ai në 5C. Nëse ju pëlqejnë dhe luani shumë lojëra, 5S është zgjidhja e duhur. Por, mos harroni se aplikacionet që shfrytëzojnë gjithë fuqinë e tij, nuk do të vijnë për pak kohë në App Store.

iPhone 5S ka edhe shumë veçori për fotografët. Ka përmirësim të kamerës, përfshi lente të reja, sensor më të madh si dhe përpunim më të sofistikuar të imazhit.

Një karakteristikë tjetër e iPhone 5S është sigurisht sensori i gjurmëve të gishtave, TouchID. Ai mund të zëvendësojë kodin që zhbllokon telefonin. Sensori gjendet në butonin “Home” dhe mund të shërbejë edhe si identifikues për blerje në iTunes.

iPhone 5S ka gjithashtu edhe një CureMotion API të re, e cila mund të sjellë aplikacione më të mira për shëndetin dhe fitnesin. Nëse ju interesojnë këto, iPhone 5S është zgjidhja më e mirë.

Megjithatë, 5C nuk mbetet prapa. Faktikisht, ai është si iPhone 5 por me ngjyra. Sigurisht, ka disa përditësime, përfshi FaceTime dhe suport për më shumë rrjete LTE. Me pak fjalë, ka gjithçka që kishte paraardhësi i tij, por me një çmim më të ulët. iPhone 5S fillon nga 650 $ për 16 GB, ndërsa iPhone 5C fillon nga 550 $ për 16 GB.

Për të bërë një krahasim më të mirë, shihni grafikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

Iphone 5s vs iPhone 5C

Lajmet e fundit>