Analiza

iPhone 6 dhe 6 Plus, një histori suksesi dhe në Kinë

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
iPhone 6 dhe 6 Plus, një histori suksesi dhe në Kinë

screen-shot-2014-10-02-at-11-19-55Vetëm gjatë ditës së enjte numri i rezervimeve të iPhone 6 në Kinë arriti në 2 milionë në vetëm 6 orë, statistikë kjo mahnitëse. Të premten, sipas Tencent,rezervimet kanë arritur shifrat e 4 milionëve.

Nëse të gjitha këto rezervime do të përfundojnë në blerje, Kina e vetme mund të “mundë” numrat e shitjeve të deritanishme të iPhone6, të cilat për momentin janë konsideruar të jenë mbresëlënëse.

Çfarë është më interesante është se Tencent pretendon se ajo ka numrin e saktë nga një nga kompanitë kryesore që ofrojnë rezervime. Ajo jep një pasqyrim të saktë se si shitjet do të ndahen midis iPhone 6 4.7inç dhe iPhone 6 Plus që është 5.5inç.

Sipas raportit, janë bërë 1,106,379 rezervime për iPhone 6 në Jingdong dhe 1,189,083 rezervime për iPhone 6 Plus. Siç shihet, iPhone 6 Plus ka qenë më i preferuari, edhe pse shumë afër në diferencë. Megjithatë është mirë të presim për ditën e shitjeve e cila do të jetë 17 tetor para se të dalim në konkluzione.

Më herët gjatë ditës së djeshme, Digitimes deklaroi se iPhone 6 Plus ishte përgjegjës për prodhimin e 60% të iPhone 6. Ndryshe nga Kina, jashtë saj, modeli 4.7 inç i iPhone 6 ka rezultuar më i pëlqyer nga publiku duke u bazuar në statistikat e deritanishme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>