Harduer

iPhone 6 do të dalë në shitje edhe në 36 shtete, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
iPhone 6 do të dalë në shitje edhe në 36 shtete, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën

1410786022-iphone6Apple ka njoftuar se iPhone 6 dhe 6 Plus do të dalin në shitje në 36 shtete të tjera përpara fundit të muajit tetor, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën. Ky njoftim e çon në 69 numrin total të shteteve ku smartfonët më të fundit të kompanisë Apple janë në shitje duke e mbajtur kompaninë në rrugën e duhur të për të arritur objektivin e 115 shteteve përpara fundit të vitit.

Lista e 36 shteteve është si më poshtë:

E Premte, 17 tetor: Kinë, Indi dhe Monako.

E Enjte, 23 tetor: Izrael.

E Premte, 24 tetor: Çeki, Indet Franceze, Grenlandë, Maltë, Poloni, Ishujt e Reunionit dhe Afrikë e Jugut.

E Premte, 31 tetor: Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Estoni, Greqi, Guam, Hungari, Islandë, Kosovë, Letoni, Lituani, Makau, Maqedoni, Meksikë, Moldavi, Mali i Zi, Serbi, Kore e Jugut, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Ukrainë dhe Tajlandë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>