Harduer

iPhone 6 është modeli më i shitur i iPhone

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Sipas Newzoo, plot 728 milion iPhone janë përdorur në mbarë botën gjatë muajit Prill, dhe gjysma e tyre janë prodhuar përpara 2014-ës. iPhone 6 është modeli më i shitur i iPhone

Që nga debutimi i iPhone në 2007-ën, Apple ka shitur 1.1 miliard njësi të produktit të saj më të shitur të të gjitha kohërave.

Ndërsa janë të shumtë ata që argumentojnë se iPhone është tepër i kushtueshëm, të dhënat e publikuara nga firma Newzoo tregojnë se jetëgjatësia e produktit ja vlen për çmimin që ka.

Sipas Newzoo, plot 728 milion iPhone janë përdorur në mbarë botën gjatë muajit Prill, dhe gjysma e tyre janë prodhuar përpara 2014-ës.

iPhone 6 dominon me 21% të bazës së përdoruesve, telefon i prezantuar në 2014-ën. Duke pasur parasysh ciklin 2 vjeçar të rifreskimit të dizajnit të iPhone, pritet që shumica e tyre të kalojnë në modelin e këtij viti.

Ndërsa kompania përgatitet të prezantojë më shumë sesa dy modele të reja, kompania më me vlerë në botët pritet të ketë një vit të suksesshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>