Analiza

iPhone 6 mund të funksionojë si një portofol virtual

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
iPhone 6 mund të funksionojë si një portofol virtual

iphone-6-leak.0.0_standard_800.0Raportet e reja tregojnë se një portofol i ri virtual me siguri do të jetë një nga karakteristikat më interesante të iPhone 6.

Sipas Re/Code “Apple ka arritur në një marrëveshje me American Express për të punuar së bashku në sistemin e ri të pagesave në iPhone”. Ky opsion do ti mundësojë pronarëve të kryejnë pagesa elektronike në dyqane fizike pa pasur kartë krediti apo debiti.

CEO i Apple,Tim Cook, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të sjellë diçka kreative me 500 milion llogaritë në iTunes. Ai mendon të lidhë këto llogari me kartat e kreditit në dispozicion të kompanisë së tij dhe të shtojë një sensor për identifikimin e gjurmëve të gishtave, që është i pranishëm dhe në iPhone 5S.

Ky sensor që u prezantua 12 muaj më parë u pa si hap i parë drejt pagesave me anë të telefonit, duke i lejuar përdoruesit të përdorin aparatet e tyre celularë në vend të portofolave dhe kartave bankare.

Në korrik “The Information” njoftoi se kompania Apple ka qenë në negociata për disa kohë me një mori kompanish karta krediti dhe shitës për të sjellë një portofol virtual në iPhonin e ardhshëm.

iPhone është telefoni i parë që është i pajisur me shërbimin NFC, një formë e sigurt e lidhjes me wireless që është përdorur në karta debiti dhe krediti në Europë. Sipas raportit nga Re/Code të dielën, Bloomberg deklaroi se Apple ka përfunduar dhe detajet e marrëveshjeve me MasterCard, Visa dhe disa kompani të tjera bankare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>