Harduer

iPhone 6, ndryshimet e mundshme në dizajn dhe parametra

May 20 2014
0 Shpërndarje
iPhone 6, ndryshimet e mundshme në dizajn dhe parametra

iphone-6-concept-render-640x353Ditëve të fundit po flitet shume rreth nxjerrjes në treg të produktit më të ri të kompanisë Apple që është iPhone 6. Nxjerrja në treg e iPhone 6 pritet të bëhet në shtator të këtij viti. Ka shumë mendime dhe fjale që iPhone 6 do të ketë shumë ndryshime në krahasim me iPhone-t e mëparshëm. Qarkullojnë zëra që nuk do të ketë një model standard të iPhone 6, por do të ketë disa modele të cilat do të ndryshojnë nga njëri- tjetri nga madhësia e ekranit, i cili mund të variojë nga 4.7 inç deri në 5.5 inç. Gjithashtu qarkullojnë zëra që trashësia e iPhone 6 do të jetë jo më shumë se 6 mm, që do ta bënte iPhone celularin më të holle në treg.

Parametrat e mundshme të iPhone 6:

-Rreth rezolucionit ekzistojnë dy mundësi kryesore që janë përmasat : 1920×1080 ose 1704×960.

-Sensori që është përgjegjës për dallimin e shenjave të gishtave mendohet që do të jetë i njëjtë pasi është shumë herë më i përparuar se ai i telefonëve të tjerë celular.

-Procesori aktual i iPhone 5S është A7 dhe mendohet që ky procesor do të përmirësohet në A8 që do të jetë rreth 1.5Ghz.

-Ndryshime do të ketë edhe kamera e iPhone 6 .Kamera e re do të ketë ndryshime tërësore në cilësi, por kjo nuk do të thotë me doemos se ajo do të jetë më shumë se 10 Megapixel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>