Analiza

iPhone 6 vs Samsung Galaxy S6, ja diferencat

Mar 30 2015
0 Shpërndarje
iPhone 6 vs Samsung Galaxy S6, ja diferencat

samsung-galaxy-s6-9349Smartfonët kryesorë të dy kompanive të mëdha teknologjike Apple dhe Samsung, iPhone 6 dhe Galaxy S6 pritet të dominojnë në treg gjatë këtij viti. Të dy smartfonët janë të ngjashëm përsa i përket dizajnit, specifikave dhe çmimit por sigurisht që nuk mungojnë diferencime mes tyre.

Çfarë ka Galaxy S6 më shumë se iPhone 6?

* Karikim me anë të wirelessit dhe të shpejtë

Si shumë telefona të tjerë Android të nivelit të lartë, Galaxy S6 ofron mbështetje për karikim me anë të wirelesit përmes një karikuesi të veçantë i cili mund të blihet në çdo dyqan Samsung. Mjafton ta lidhni këtë karikues me telefonin dhe smartfoni juaj do të karikohet më shpejtë se c’mendonit, kjo falë teknologjisë së ngarkimit të shpejtë të baterisë.

* Sensorë dhe monitor që mat rrahjet e zemrës suaj

Llampa LED i kamerës së pasme të Galaxy S6 shërben gjithashtu dhe si një monitor që mat ritmin kardiak. Ju mund ta përdorni atë për të matur rrahjet e zemrës suaj apo gjatë kryerjes së ushtrimeve për të parë sa fort po përpiqeni. Por testimet në realitet tregojnë se këta monitor nuk janë aq të saktë, por është diçka e mirë prania e këtij opsioni. iPhone 6 mund të masë rrahjet e zemrës suaj po për këtë do ti duhet një aplikacion i palës së tretë.

samsung

* Ekran më i madh, rezolucion më i lartë

Galaxy S6 cilësohet si një smartfon me ekran të madh me ngjyra të sakta dhe të mprehta. Mbi të gjitha ky ekran ka një rezolucion më të lartë se ai i iPhone 6. Konkretisht ekrani i Galaxy S6 ka këto specifika: 5.1 inç Super AMOLED 2560×1440 piksel ndërsa iPhone 6 ka ekran 4.7 inch 1.344×750 piksel IPS.

Nëse jeni duke kërkuar për një ekran më të madh se kaq atëherë blini iPhone 6 Plus i cili ka një ekran më të madh se iPhone 6, por kjo do t’ju kushtojë 100 dollar më shumë.

* Një aksesor i dedikuar për teknologjinë e realitetit virtual

Përsa i përket teknologjisë të së ardhmes duket se Samsung bëri një hap përpara Apple. Kjo për faktin se Samsung e ka pajisur smartfonin e tij me një aksesor të dedikuar për teknologjinë e realitetit virtual. Pajisja e realitetit virtual Samsung Gear VR mund të ndërveprojë me Galaxy S6 për t’ju dhënë një eksperiencë të mrekullueshme grafike.

sva

Çfarë ka iPhone 6 më shumë se Galaxy S6?

* Shpërndarje të thjeshtë për përmbajtjes mes pajisjeve iPhone, iPad dhe Mac

Nëse ju keni një pajisje tjetër të markës Apple, për shembull një tablet iPad apo një laptop Mac Book, fare thjeshtë mund të shpërndani foto, video dhe nga shfletuesi Safari përmes pajisjeve falë karakteristikës AirDrop që gjendet në iOS 9 dhe Mac OS Yosemite. Përtej kësaj opsioni Handoff ju lejon ti përgjigjeni një telefonate nga iPadi apo Mac Book-u. Ky sistem është i disponueshëm vetëm për pajisjet Apple. Afërsisht të njëjtat gjëra mund ti bëni dhe përmes pajisjeve Android por do të keni nevojën e një aplikacioni të palës së tretë.

* Më shumë aplikacione të reja

Tanimë nuk është më një sekret që platforma iOS platforma debutuese e shumë aplikacioneve të reja. Kjo ndodh për faktin se është më e thjeshtë të krijosh një aplikacion për këtë platform se sa për Android. Zakonisht aplikacionet që ndërtohen për iOS më vonë vijnë dhe në platformën Android por ka të ngjarë që këto aplikacione mos të jenë kurrë të disponueshme për smartfonët Android. Kështu që duke e parë nga këndvështrimi i aplikacioneve më mirë zgjidhni iPhone 6. Nga ana tjetër App Store ka nivel më të lartë sigurie se Google Play Store falë politikave të rrepta të pranimit të aplikacioneve. Historikisht Android ka pasur problem me maluerët ndaj në këtë pjesë Galaxy S6 çalon.

65

* Një ekosistem të gjerë aksesorësh dhe kasash mbrojtëse

Nëse doni që telefoni juaj të ketë një kasë mbrojtëse apo kufje të që përshtatet me preferencat tuaja, iPhone rezulton të jetë më fleksibël. Popullariteti i gjerë që ka iPhone në mbarë botën ka bërë që kompanitë e prodhimit të aksesorëve të fokusohen më shumë në ndërtimin e produkteve për iPhone. Ndërsa edhe smartfonët e linjës Galaxy kanë filluar së fundmi të tërheqin vëmendjen e këtyre prodhuesve.

Çfarë kanë të përbashkët të dy smartfonët?

* Skanera të shenjës së gishtit

Si Galaxy S6 dhe iPhone 6 përmbajnë një sensor që është i aftë të njohë shenjat e gishtërinjve në mënyrë që të bëjë identifikimin sa më të saktë të përdoruesit të smartfonit. Ju mund të regjistroni shenjat e disa gishtërinjve tuaj me anë të të cilëve mund të aksesoni telefonin ose të konfirmoni blerjet në dyqanet e aplikacioneve online.

saas

* Pagesat përmes telefonit

Të dy smartfonët janë të pajisur me teknologjinë e pagesave përmes telefonit, NFC. Por aktualisht vetëm Apple Pay është e disponueshme dhe ka filluar të përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në disa pika shitjesh kyçe. Ndërsa Samsung Pay ofron një hapsirë më të gjerë operimi falë pranisë së teknologjisë e cila ju lejon të paguani dhe në pikat e shitjes që nuk kanë sistemin NFC. Shërbimi Samsung Pay pritet të lançohet brenda këtij viti. Por ndërkohë ju mund të përdorni dhe Google Wallet.

* Dizajn dhe materiale të cilësisë së lartë

Nuk ka rëndësi nëse blini një iPhone 6 apo Galaxy S6. Në të dyja rastet ju do të keni një dorë një smartfon luksoz të nivelit të lartë i cili është i përbërë nga materiale tepër cilësore. iPhone 6 ka një trup alumini, xhamin e ekranit të llojit Gorilla Glass 4 ndërsa Galaxy S6 ka një trup metalik dhe përdor Gorilla Glass 4 në pjesën e parme dhe të pasme. Materiali Gorilla Glass është rezistent ndaj gërvishtjeve dhe tepër i fortë.

* Hapsirë memorie fikse dhe bateri të palëvizshme

iPhone 6 vjen në opsionet 16GB, 64Gb dhe 128GB. Nga ana tjetër Galaxy S6 është i disponueshëm në versionin 32GB, 64GB dhe 128GB. Karakteristika e përbashkët është mangësia e memories shtesë me anë të një kartë memorie. Në momentin që arrini limitin e memories do t’ju duhet të fshini disa përmbajtje për të shtuar disa të reja. Përveç kësaj as bateria e tyre nuk mund të hiqet, pra është e palëvizshme.

768

* Gjurmimi i hapave

Të dy smartfonat janë të pajisur me sensorë dhe monitorë që janë në gjendje të masin lëvizjet tuaja gjatë ecjes apo ngjitjes. Ju mund ta kontrolloni aktivitetin tuaj fizik në aplikacione të dedikuara.

Nuk ka zgjidhje të keqe apo të mirë

Mund të duket se iPhone 6 në një farë mënyre është përpara Galaxy S6 por kini parasysh faktin se iPhone 6 erdhi 6 muaj para Galaxy S6. iPhone 6 do të ketë mundësinë të përmirsohet me karakteristika të reja dhe harduerë të përmirsuar më vonë gjatë këtij viti. Ka të ngjarë që përditësime të reja të vijnë në Konferencën e Zhvilluesve të Apple e cila do të mbahet në muajin qershor. Përveç kësaj pritet që Apple të lançojë një model të ri të iPhone 6.

Deri më tani këta dy smartfonë ofrojnë një dizajn të bukur, karakteristika inovatore dhe performancë solide ndaj zgjedhja juaj duhet të bazohet vetëm në sistemin operativ. Galaxy S6 përdor sistemin operativ Android 5.0 Lollipop i cili ofron më fleksibilitet dhe përshtatje se iOS 8 i iPhone 6. Në Android ju mund të ndryshoni pamjen e ekranit të smartfonit tuaj ose të ndryshoni komplet pamjen e softuerit përmes një Launcher. Nëse personalizimi është i rëndësishëm për ju atëherë zgjidhni Galaxy S6.

2

Nga ana tjetër iOS ofron një pamje më të thjeshtë dhe të qartë. Ky sistem operativ përditësohet shpesh dhe ju mund ta shkarkoni atë shumë më shpejt se një përditësim në Android. Ashtu siç ne kemi renditur më lart, ka shumë gjëra që duhen menduar para se të zgjidhni midis një iPhone 6 apo Galaxy S6.

Në fund të fundit çdo person bazohet në preferencat personale të tij. Gjithsesi çdo zgjedhje e juaja do të jetë një investim i zgjuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>