Analiza

iPhone 7 mund të ndalojë rënien e të ardhurave të Apple

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Dy vite më parë analistët nuk mund të gjenin shkaqet që çuan drejt një raporti financiar të jashzakonshëm të Apple. Iphone 6 dhe 6 Plus, dy telefonët e parë të kompanisë me ekrane të mëdha, thyen parashikimet e Wall Street. iPhone 7 mund të ndalojë rënien e të ardhurave të Apple

Apple kishte thyer rekorde duke shitur 74.5 milion telefonë në 90 ditë. Sot, në 2017-ën, Apple pritet të publikojë raportin e tre mujorit të fundit të 2016-ës dhe entuziasmi nuk është i njëjti.

Iphone është shndërruar në produktin më të rëndësishëm të Apple i cili gjeneron 2/3 të shitjeve të kompanisë.

2016-ta bëri që jo vetëm Apple por edhe kompanitë e tjera të shënonin rënie. Analistët tani parashikojnë që Apple do të ndërpresë përherë të parë pas 1 viti rënien e shitjeve.

Telefonët e rinj, iPhone 7 dhe 7 Plus sollën kamera më të mira dhe rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Por dizajnet janë të njëjtat me iPhone 6 dhe 6 Plus. Për këtë arsye shumica e konsumatorëve mbajtën telefonët e vjetër thotë analisti i Barclays.

I gjithë tregu i telefonëve inteligjentë pati rënie në 2016-ën. Sipas IDC-ës rritja ishte me 0.6 % në 1.45 miliard njësi, shumë më pak sesa rritja prej 10.4% në 2014 dhe 2015.

Gjithashtu tre mujori i parë i 2017-ës pritet të jetë një zhgënjim thonë analistët. Pak nga kërkesa në rënie e pak nga ndryshimet që priten me iPhone 8, Apple e pret një vit i vështirë deri në fundin e tij.

Më 5 Shtator kompania shënon 10 vjetorin e produktit. Me shumë gjasa do të përmbajë ndryshimet që të gjithë po presin prej dy vitesh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>