Analiza

iPhone 7 “zgjon” gjigandin Amerikan Apple

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Apple raportoi të ardhurat rekord për 2016 në tre mujorin e fundit të vitit dhe kjo falë iPhone 7. Tre muaj pas lançimit të iPhone 7, Apple raportoi shitje prej 78.4 miliard dollar, një rritje me 3% krahasuar me një vit më parë. iPhone 7 “zgjon” gjigandin Amerikan Apple

Shefi ekzekutiv i kompanisë tha se Apple ka shitur “iPhone më shumë se kurrë më parë.” Gjithashtu kompania vendosi rekorde në të ardhurat e gjeneruara nga Mac, Apple Watch dhe divizioni i shërbimeve.

Aksionet e kompanisë patën një rritje të menjëhershme me 3%. Apple vuajti tre tremujorë në rënie përgjatë 2016-ës. Në Prill kompania raportoi rënien e parë të të ardhurave që nga 2003.

Përgjegjës për këtë rënie ka qenë vetë iPhone dhe shitjet në rënie, një produkt i cili përllogarit 3/4 të të ardhurave të kompanisë.

Megjithatë pritej një rritje falë sezonit të pushimeve ku dhuratat e fund vitit shënojnë një boom të vërtetë.

iPhone i këtij viti do të përkojë me 10 vjetorin e lançimit të modelit të parë. I gjithë presioni do të jetë mbi kompaninë e cila jo rrallë herë ka dëshmuar se është viktimë e suksesit të saj.

Modelet iPhone 7 të këtij viti të cilat debutuan në Shtator kishin një kamër të përmirësuar dhe kufje wireless, të cilat edhe pse nuk u pritën mirë në fillim më vonë rezultuan një sukses.

Me iPhone 8 Apple ose do të fitojë shumë ose do të humbasë gjithçka. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>