Harduer

iPhone 8 ka një problem, mund të kushtojë 1,000 dollar

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Sakaq rivali më i madh i kompanisë, Samsung, sapo nxori në shitje Galaxy S8-ën i cili nuk kushton më shumë sesa 799 dollar. Ky është një sinjal i qartë: Apple duhet të tregohet më realiste. iPhone 8 ka një problem, mund të kushtojë 1,000 dollar Photo Source: Apple

Me iPhone e këtij Apple do të luajë të gjitha kartat e saj. Telefoni pritet të ketë një dizajn të ri dhe plot veçori të reja të cilat sipas analistëve do ti kushtojnë blerësve ,1000 dollar.

Sakaq rivali më i madh i kompanisë, Samsung, sapo nxori në shitje Galaxy S8-ën i cili nuk kushton më shumë sesa 799 dollar. Ky është një sinjal i qartë: Apple duhet të tregohet më realiste.

Analistët shprehen se kostot e prodhimit të iPhone rriten çdo vit, ndërsa ndryshimi i dizajnit i kushton kompanisë një rritje dyshifrore në vlerë për çdo iPhone.

Dhe nuk përfundon këtu e gjitha sepse përfshirja e një ekrani OLED dhe rritja e fundit e çmimeve të memorjes me 30% janë dy faktorë tejet të rëndësishëm.

Konkretisht një iPhone OLED do të kushtojë 30 dollar më shumë për tu prodhuar, çka do ti hiqte një pjesë të madhe të fitimit për këtë model. Megjithatë ka analistë që besojnë se Apple nuk do të shesë një iPhone më shumë se 850 deri në 900 dollar.

“Pavarësisht nëse Apple do të shesë iPhone 1,000 dollar ose jo, një gjë është e qartë, Galaxy S8 Plus kushton 840 dollar dhe kërkesa për këtë model është shumë më e lartë se për modelin e kaluar,” u shprehën analistët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>