Analiza

iPhone 8-ta “parakalon” Galaxy S9

Jul 9 2018
0 Shpërndarje
Në mesin e 10 telefonëve më të shitur janë: Galaxy S9 standard, Huawei P20 Lite, Vivo X21, Xiaomi Redmi 5 Plus dhe Oppo A83. iPhone 8-ta “parakalon” Galaxy S9

Apple është rikthyer në krye. Pasi pati disa muaj të dobët, prodhuesi i njohur i iPhone është rikthyer në si prodhuesi më i madh në botë pasi Galaxy S9 ra poshtë pritshmërive.

Me debutimin në Mars, Galaxy S9 Plus mbajti pozitat e liderit në Prill. Të dy telefonët, Galaxy S9 Plus dhe iPhone 8, zunë 2.4% të tregut, por më pas iPhone ndërtoi një avantazh.

Pas iPhone 8, edhe iPhone X shfaqet në listë. Në vendin e katërt vjen Redmi 5A ndërsa iPhone 8 Plus në vendin e pestë.

Në mesin e 10 telefonëve më të shitur janë: Galaxy S9 standard, Huawei P20 Lite, Vivo X21, Xiaomi Redmi 5 Plus dhe Oppo A83.

Për Apple është një sukses i vërtetë të zërë tre pozicione në listën e 10 telefonëve më të shitur.

Shitja e iPhone 8 dhe iPhone X vetëm pak muaj nga debutimi i gjeneratës së re është një tregues i qartë i suksesit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>