Harduer

iPhone i ardhshëm me certifikimin IP68, edhe më rezistent ndaj ujit

Jan 15 2017
0 Shpërndarje
Gjenerata e ardhshme e iPhone do të ketë certifikimin IP68 të rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit sipas South Korea Herald. iPhone i ardhshëm me certifikimin IP68, edhe më rezistent ndaj ujit Photo Source: Apple

iPhone 8 do të lërë pas certifikimin IP67 të iPhone 7 dhe 7 Plus për të kaluar në standartin tjetër i përqafuar nga Samsung që me Galaxy S7.

Çfarë do të thotë IP68? “6” do të thotë se telefoni është rezistent ndaj pluhurit ndërsa “8” nënkupton rezistencë akoma edhe më të lartë ndaj ujit. Konkretisht Galaxy S7 mund ti rezistojë ujit për 30 minuta në thellësi 1.5 metër.

Edhe pse iPhone 7 ka certifikimin IP67, që do të thotë se telefoni u reziston ca pikave të ujit por jo zhytjes në të për një kohë të gjatë, në disa testime tregoi se mund të durojë më shumë sesa reklamohej.

Pavarësisht se është IP68, Apple nuk garanton mirëfunksionimin e iPhone 7 nëse telefoni preket nga lëngjet e tjera përveç ujit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>