Harduer

iPhone me ekran 6.5-inç do të quhet iPhone XS Max

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Nëse kjo provohet atëherë për herë të parë Apple do të ndryshonte rregulloren e saj të emërtimit të produkteve. iPhone me ekran 6.5-inç do të quhet iPhone XS Max

Prej disa muajsh spekulohet se modeli Apple do të lançojë dy modele OLED të iPhone si pasardhës të iPhone X.

Sipas disa burimeve të 9to5Mac modeli me ekranin më të madh prej 6.5-inç do të quhet iPhone XS.

Nëse kjo provohet atëherë për herë të parë Apple do të ndryshonte rregulloren e saj të emërtimit të produkteve.

Sikur Apple të vijonte praktikën e vjetër telefonët do të quheshin iPhone XS dhe XS Plus.

Modeli me ekran të madh do të ketë bateri më të madhe. Të dy telefonët pritet të vinë me procesor A12 dhe 4GB RAM.

Megjithatë çdo gjë do të provohet më 12 Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>