Blog

iPhone është “kamera” më popullore në Flickr, lë pas Canon dhe Nikon

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Sot Nikon është marka e tretë më popullore me 18% ndjekur nga Canon me 23%. iPhone është “kamera” më popullore në Flickr, lë pas Canon dhe Nikon

Apple iPhone është “kamera” më popullore e përdorur nga komuniteti i Flickr, zbuloi sajti i njohur i fotografive në rënditjen vjetore të kamerave më të përdorura.

Këtë vit iPhone mundi Canon dhe Nikon, numrin 2 dhe 3 respektivisht duke numëruar 54% të 100 pajisjeve më të përdorura.

Sajti ka 75 milion përdorues të regjistruar. Përgjatë viteve pajisja më e përdorur ka qenë iPhone, një indikator i qartë sesi njerëzit janë zhvendosur nga kamerat dhe aparatet tradicionalë drejt telefonëve.

Për Apple, kamera ka qenë një prej komponentëve më të rëndësishme në iPhone. Çdo vit kompania sjell risi në këtë front dhe cilësia e ofruar është thuajse a pakontestuar.

Vitin e kaluar iPhone zinte 47% të 100 kamerave më të përdorura. Në 2014-ën kompania kaloi Nikon për të zënë vendin e parë.

Sot Nikon është marka e tretë më popullore me 18% ndjekur nga Canon me 23%.

Këtë viti 50% të fotove ishin realizuar nga një telefon inteligjent ndjekur nga DSLR me 33%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>