Harduer

iPhone-ët e ardhshëm mund të shfrytëzojnë me “mençuri” energjinë e baterisë

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
iPhone-ët e ardhshëm mund të shfrytëzojnë me “mençuri” energjinë e baterisë

2014-03-18-2Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të inovacionit në teknologjinë e baterive, Apple është në kërkim të metodave kreative për maksimizimin e autonomisë së pajisjeve të veta. Ky informacion është siguruar nga disa patenta të regjistruara së fundmi nga kompania. Njëra prej patentave e titulluar “Parashikimi i qëllimit të përdoruesit bazuar në përdorimin e baterisë dhe trendeve të karikimit” përshkruan një metodë për optimizimin e konsumimit të energjisë së pajisjes tuaj mobile duke përdorur të dhëna kontekstuale si për shembull, sa shpesh e përdorni smartfonin, sa shpesh e karikoni etj… Nëpërmjet këtyre informacioneve softueri i smartfonit mund të ndryshojë parametra të caktuar si ndriçimi i ekranit, shpejtësia e procesorit, aktivizimi i Wi-Fi.

Për shembull, në qoftë se ju e karikoni telefonin tuaj gjatë natës dhe filloni t’a përdorni atë në të njëjtën orë në mëngjes, sistemi do të mësojë kohëzgjatjen e orëve të punës ose kohën kur ju e përdorni më shpesh smartfonin.

Patenta tjetër e titulluar “Parashikimi i ndërveprimeve të ardhshme dhe qëllimit të përdoruesit nëpërmjet aktivitetit të aplikacioneve”, përshkruan një metodë për përshtatjen e konsumimit të energjisë duke monitoruar aplikacionet dhe detyrat. Smartfoni juaj mund të shfrytëzojë të dhënat e vendndodhjes dhe aktivitetin e aplikacioneve për të mësuar se si ju e përdorni pajisjen tuaj. Për shembull, në qoftë se ju përdorni një aplikacion eWallet si Passbook për të blerë një pije në një kafene , atëherë smartfoni do të përdorë të dhënat e vendndodhjes për të arritur në përfundimin se në 20-30 minutat e ardhshme ju do të jeni duke shijuar pijen tuaj dhe me siguri do të përdorni celularin për gjëra të tilla si leximi i lajmeve, argëtimi me një lojë etj… Nëpërmjet shfrytëzimit të këtij informacioni smartfoni do të dijë se në 20-30 minutat e ardhshme do të ketë nevojë për shume energji.

Nuk dihet ende nëse Apple do të krijojë një teknologji të tillë në të ardhmen, por është e qartë se kompania po eksploron metoda për të kushtëzuar shfrytëzimin e baterisë. Më parë është raportuar gjithashtu se Apple është në kërkim të metodave të reja të karikimit, përfshirë këtu induksionin magnetik, energjinë diellore apo karikimin nëpërmjet lëvizjes. Me shumë mundësi kompania po i teston këto teknologji për orën e mençur iWatch. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>