Harduer

iPhone-ët e rinj dominojnë shitjet në të gjithë operatorët më të mëdhenj amerikanë

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
iPhone-ët e rinj dominojnë shitjet në të gjithë operatorët më të mëdhenj amerikanë

iPhone5S_trio-380x254iPhone-ët e fundit nga Apple po kryesojnë listën e smartfonëve më të shitur në të katërt operatorët më të mëdhenj telefonikë në SHBA. Analisti i Canaccord Genuity, T.

Michael Walkley, shprehet se iPhone 5S dhe 5C janë ndër më të shiturit gjatë tre muajve të fundit.

“Sondazhi ynë tregon se shitjet e iPhone 5S kanë qenë vazhdimisht mjaft të mira gjatë këtyre muajve dhe ai është smartfoni më i blerë në të katër operatorët telefonikë më të mëdhenj në SHBA, por njëkohësisht edhe në shumë kanale të tjera ku ai është lançuar në gjithë botën.

Edhe shitjet e iPhone 5C kanë qenë të qendrueshme dhe ky smartfon po rezulton të jetë mjaft popullor në audiencën e vet.”

Para lançimit të iPhone 5S dhe 5C, ishte iPhone 5 ai që gjendej në Top 3 të operatorëve amerikanë, por jo duke mbajtur vendin e parë. Tabela e mëposhtme tregon një pasqyrë të ndryshimit të shitjeve të iPhone-ëve gjatë muajve të fundit në operatorët telefonikë në SHBA.

Canaccord_iPhone_survey-640x377Walkley thotë se edhe dërgesat për shitje të iPhone-ëve kanë qenë të larta. Duke marrë parasysh këto të dhëna, analisti vlerëson se gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, numri i pajisjeve të dërguara për shitje do të rritet nga 52 në 54 milionë. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>