Harduer

Iphone-ët mund të përdoren për të krijuar efektin e blicit të aparateve dixhitale

May 17 2013
0 Shpërndarje
Iphone-ët mund të përdoren për të krijuar efektin e blicit të aparateve dixhitale

Patenta më e fundit e siguruar nga Apple quhet “Sistem Ndriçimi” dhe në të përshkruhet një metodë e veçantë për të përdorur disa iPhone ose pajisje të tjera mobile së bashku për të krijuar efektin e blicit të aparateve dixhitale.

Pajisja e parë ose kryesore duhet të jetë një aparat fotografik, ndërsa pajisjet e tjera dytësore mund të jenë smartfonë, tabletë ose pajisje të tjera që kanë të integruar një blic.

Shkrepja e parë do të realizohet nga pajisja kryesore dhe do të jetë si provë për të testuar se sa ndriçim nevojitet për skenën e caktuar.

Të dhënat e kësaj shkrepjeje provë do të dërgohen tek pajisjet dytësore në mënyrë që ato të përcaktojnë vendndodhjen dhe intensitetin e blicit të tyre si dhe të koordinojnë kohën e shkrepjes.

Pajisjet mund të realizojnë këtë gjë automatikisht ose manualisht. Të dhënat do të dërgohen duke përdorur lidhjen me Bluetooth ose Wi-Fi.

Ideja është e ngjashme me procesin e përdorur nga fotografët profesionistë që vendosin drita me shkrepje automatike në të njejtën kohë, vetëm se në këtë rast skena mund të ndriçohet nga çdo pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

iphone

Lajmet e fundit>