iPhone-i i ardhshëm mund të përshtasë volumin bazuar në distancën e përdoruesit

May 29 2013
0 Shpërndarje
iPhone-i i ardhshëm mund të përshtasë volumin bazuar në distancën e përdoruesit

Patenta e fundit që ka siguruar kompania Apple është emërtuar “Përshtatja e opsioneve të akustikës bazuar në detektimin e distancës”.

Ajo përshkruan mënyrën e funksionimit të një sensori distance për iPhoen-ët që do të përdoret për të ndryshuar automatikisht volumin ose për të ndërruar funksionin e boksit me atë të mikrofonit.

Në qoftë se përdoruesi do të mbajë iPhone-in në vesh atëherë volumi do të ulet, ndërkohë largimi i tij nga veshi do të shkaktojë rritjen e volumit. Përmbysja e telefonit do të bënte që zëri i personit me të cilin përdoruesi është duke folur të dëgjohet te mikrofoni jo te boksi si zakonisht dhe anasjelltas.

Një funksion tjetër i dobishëm i këtij sensori do të ishte përshtatja e frekuencës së tingujve në varësi të distancës nga pajisja.

Në rast se frekuencat do të ishin të ulëta atëherë ato do të rriteshin automatikisht, ndërkohë që përdoruesi largohet nga pajisja në mënyrë që të ruhet cilësia e audios.

Sensori mund të llogarisë distancën duke matur rrezet infra të kuqe, intensitetin e valëve të tingujve ose duke llogaritur sasinë e dritës që godet sensorët. (PCWorld Albanian)

iphon

Lajmet e fundit>