Harduer

Iphone-i i ardhshëm pritet të ketë butona të padukshëm

May 9 2013
0 Shpërndarje
Iphone-i i ardhshëm pritet të ketë butona të padukshëm

iphon i riNë një të ardhme ka shumë mundësi që butonat e iPhone-it të shkrihen me ekranin dhe të jenë të padukshëm.

Ditën e martë Apple u pajis nga Zyra Amerikane e Patentave dhe Markës me patentën e quajtur “Buton i padukshëm”, që tregon se si butonat e ndryshëm komandues do të qëndrojnë të fshehur normalisht dhe do të shfaqen plotësisht vetëm kur të nevojiten.

Materiali i butonit do të jetë i njëjtë me atë të mbështjelljes të telefonit. Ato do të ndriçohen nga një vrimë e vogël në pjesën e brendshme ose ndriçimi i vendndodhjes së tyre do të aktivizohet nga sensorët që njohin lëvizjet e gishtit, nxehtësinë ose tingujt.

Patenta përshkruan edhe lloje të tjera pajisjesh që mund të suportojnë këto lloj butonash të padukshëm duke përfshirë këtu laptopët dhe platformat e lojërave.

Në një laptop mund të shfaqen disa komanda kur vendoset një DVD ose një kamera në portën USB të kompjuterit.

Këto komanda do të mundësojnë që përdoruesit të operojnë me DVD-në ose kamerën dhe më pas do të zhduken kur të mos jenë më të nevojshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>