Vëzhgim

iPhone i ri në horizont

Mar 30 2010
0 Shpërndarje
iPhone i ri në horizont

Gjersa Apple ka shpalosur një iPhone të ri secilin qershor apo korrik qysh prej lansimin të produktit në vitin 2007, modeli i ri me aftësi CDMA, teknologji celulare e përdorur nga Verzion, është e dukshme sepse Apple dhe AT&T, kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe ekskluzive për iPhone.

Kjo i ka ofruar AT&T-së një përparësi ndaj konkurrencës së operatorëve tjerë duke përfshirë edhe Verizon, për më shumë se tre vite.

Njerëzit e informuar në lidhje me këtë çështje deklaruan për Wall Street Journal se iPhone të rinj janë duke u prodhuar nga prodhuesi i kontraktuar Tajvanez Hon Hai Precision Industry Co., e cila prodhoi iPhone e mëparshëm të Apple.

“Modeli që ka aftësi CDMA , që shfrytëzohet nga Verizon Wireless, është duke u prodhuar nga prodhuesi Pegatron Technology Corp, që është nëndegë kontraktuese prodhuese e ASUSTek Computer të Tajvanit” deklaruan burimet e WSJ-së.

Një person i njohur me situatën tha se Pegatron ka në orar që të fillojë prodhimin masiv të iPhone me CDMA në muajin shtator, por nuk është e qartë kur Apple do të ofrojë këtë model.

CDMA është një teknologji amerikane wireless që është adoptuar nga Verizon, Sprint Corp dhe një grusht operatorësh tjerë në shtete, që përfshijnë Korenë e Jugut dhe Japonin. Shumica e operatorëve tjerë, duke përfshirë edhe partnerin AT&T të iPhone, bazojnë rrjetet e tyre në standardin GSM.

“Ka pas shumë spekulime të pasakta në lidhje me CDMA iPhone. Ne nuk kemi parë asgjë deri më tani dhe vetëm Apple e di kur kjo mund të ndodhë” tha një zëdhënës i AT&T.

Lajmet e fundit>