Harduer

iPhone me ekran 5.5 inç mund të quhet “iPhone 6L”

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
iPhone me ekran 5.5 inç mund të quhet “iPhone 6L”

iphone6displayphotos-3Apple pritet të thyejë traditën e saj dhe të lançojë dy telefonë me përmasa të ndryshme ekrani këtë vit. Raportime të shumta tregojnë se Apple do të nxjerrë në treg një model 4.7 inç dhe një tjetër 5.5 inç. iPhoni i tanishëm është 4 inç, relativisht i vogël në krahasim me telefonët Android.

Kur kjo të ndodhë, Apple do të përballet më një dilemë emërtimi. Si do ti quajë Apple telefonët e saj sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm? Që nga iPhoni i parë ka qenë tepër e thjeshtë ti emërtojë. Ja si kanë qenë emërtimet e mëparshme: iPhone, iPhone 3G, iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Por me ardhjen e iPhone 6 në dy madhësi kompanisë Apple i duhet të gjejë një mënyrë të re për të diferencuar produktet e saj. Ndërsa për iPad , Apple ka modelin 9.7 inç iPad Air dhe iPad Mini 7.9 inç. Por iPad Air nuk është se tingëllon aq mirë dhe iPhone Air akoma më keq.

Pra çfarë do të zgjedhë Apple? Po qarkullon një thashethem në një faqe kineze se Apple mund ta quajë iPhonin e saj 5.5 inç “iPhone 6L”, ku L simbolizon Large, ndërsa iPhoni 4.7 inç mund të quhet thjesht iPhone 6. Ky emër aq më tepër si thashethem, mund të na bëjë skeptike, por me siguri është emri më kuptimplotë për iPhone 6 me ekranin 5.5 inç. (PCWorld Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>