Siguri

iPhone me siguri të ngjashme sikurse BlackBerry

Jun 9 2009
0 Shpërndarje
iPhone me siguri të ngjashme sikurse BlackBerry

Që prej momentit kur ka arritur në treg, iPhone është kritikuar se nuk arrin nevojat kyqe të ndërmarrjeve.

 iPhone 2.0 OS, që është lëshuar në verë të vitit 2008, shton disa funksione kyqe të biznesit, sikurse që është rasti me integrimin change  e funksionit për shkëmbim të materialeve, por megjithatë kjo nuk është aspak afër nevojave të ndërrmarjeve për siguri dhe pajtueshmëri.

Sistemi i ri operativ iPhone 3.0 OS, që do të paraqitet me 17 të këtij muaji si një azhurnim pa pagesë për përdoruesit e iPhone dhe me një kosto prej 10$ për azhurnim tek përdoruesit e iPod Touch, do të lëviz pajisjen ultimative iPhone një hap më afër kërkesave të ndërmarrjeve.

Për IT, Apple ka shtuar një enkriptim të të dhënave në bord të pajisjes (edhe kopjet e ruajtura janë të enkriptuara), plus edhe një veçori tjetër shlyej-dhe-zhduk për përdoruesit e Exchange 2007. Ata që nuk përdorin Exchange mund të pranojnë këtë funksion nëse abonohen tek shërbimi i orinetuar për konsumtaor Apple MobileMe, përndryshe dihet se informacionet e shlyera dhe të dhënat tjera mund të rikthehen nëse gjeni iPhone tuaj të humbur.

As divizoni Lotus apo Novell nga IBM nuk kanë klientë me iPhone, kështu që qasja e tyre në e-mail kontrollohet përmes uebit. Kjo do të thotë se nuk ka të dhëna lokale të ruajtura në iPhone, të cilat mund të vidhen, por kjo gjithashtu do të thotë se nuk ka mekanizëm për menagjim prej së largu. IBM ka bërë të ditur se do të ofrojë sinkronizim Notes  për iPhone përmes teknologjisë ActiveSync nga Microsoft, në versionin e ardhshëm të Lotus Notes Traveler, por siguria dhe menagjimi i implikiemeve mbetet i paqartë.

Ajo që duket se nuk mund ti adresohet sistemi i ri operativ i iPhone, është aftësia për IT-t që të menagjojnë aplikacionet e përdoruesve pa nevojën e kabllove. Menagjimi i pajisjes mbetet i kontrolluar nga përdorimi i profileve të shpërndara përgjatë e-maileve apo ueb faqeve, në vend se të bëhet përmes sinkronizimit wireless. iPhone 3.0 OS gjithashtu nuk duket se do të ndryshojë sigurinë për fjalëkalimet për iPhone, që janë të limituara në fjalëkalime katër shifrore.

Për përdoruesit, Apple është duke shtuar veçorinë copy and paste përgjatë tërë aplikacioneve (duke përfshirë edhe ueb faqet), si dhe kërkimin Spotlight përgjatë të gjitha të dhënave të ruajtura në pajisje.
Teoritikisht, një iPhone që funksionon me sistemin operativ 3.0 mund të funksionojë sikurse një modem 3G për një laptop, por operator të shumtë, si AT&T, nuk do të përkrahin këtë veçori në rrjetin e tyre. Aplikacioni kalendarik për iPhone tani mund të inicojë kërkesa të takimeve përmes Exchange, dhe ju gjithashtu mund të sinkronizoni shënimet (jo vetëm gjësendet kalendarike, e-mailet dhe kontaktet). Sistemi i ri operativ shton edhe komandat e zërimi, kështu që përdoruesit mund të thirrin numra dhe të menagjojnë muzik përmes të folurit. Një aplikacion i palës së tretë, sikurse ai nga TomTom që Apple paraqiti në WWDC 2009, do të mundësojë një navigim kthesë më kthesë në iPhone.
 

Lajmet e fundit>