Harduer

“iPhone Mini” pritet të ofrohet në disa ngjyra të ndryshme

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
“iPhone Mini” pritet të ofrohet në disa ngjyra të ndryshme

iphone miniVazhdojnë të qarkullojnë fjalë në lidhje me prodhimin e iPhone-ve me çmim ekonomik. Këtë herë bëhet fjalë për ofrimin e kësaj pajisjeje në disa ngjyra të ndryshme.

Analisti Brian White është shprehur se iPhone-i me çmim ekonomik, i njohur ndryshe edhe si “iPhone Mini” do të prodhohet në katër ngjyra dhe këto janë: blu, i zi, i bardhë dhe rozë. Ai beson gjithashtu se ky lloj smartfoni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit para debutimit të iPhone 5S, që pritet të jetë në muajin shtator në qoftë se Apple ndjek planin e zakonshëm.

Ky iPhone me çmim ekonomik pritet të shpërndahet më tepër në tregjet në zhvillim e sipër ku iPhone-i tradicional konsiderohet si i shtrenjtë për t’u përballuar nga konsumatorët me të ardhura mesatare. White gjithashtu beson se iPhone 6 do të lançohet në vitin 2014 dhe do të ketë një ekran më të madh se iPhone 5, pra do të jetë më i madh se 4 inç.

Sigurisht Apple nuk ka dashur të konfirmojë ende asnjë prej këtyre deklarimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>