Harduer

iPhone mund të ishte quajtur “TriPod” ose “Mobi”

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
iPhone mund të ishte quajtur “TriPod” ose “Mobi”

“Sapo më erdhi një mesazh në TriPod!” Tingëllon disi e çuditshme apo jo? Ndoshta disa vite më parë mund të ishte bërë realitet.

Bëhet fjalë për kohën kur Apple po mendonte t’i vendoste një emër smartfonit të tij të parë, që sot e njohim me emrin iPhone. Midis emrave të tjerë, shprehet drejtori i reklamave Ken Segall, janë shqyrtuar gjithashtu edhe TriPod, Mobi dhe TelePod.

Ndërkohë, sipas 9to5Mac raportohet edhe se një alternativë tjetër për emrin e iPhone ishte edhe iPad.

Segall shpregon se përse ishin marrë në shqyrtim këto emra. Tripod qëndronte për funksionalitetin e trefishtë të smartfonit (iPhone, iPod dhe akses në internet). Mobi është thjesht një version i shkurtuar i “mobile”.

iPad ishte një tjetër alternativë e mundshme (mos harroni se në atë kohë nuk kishte tablet iPad) dhe TelePod thjesht sepse ngjante si një kombinim interesant për fjalët “telephone” dhe “iPod”, i cili ishte një nga produktet më të rëndësishme të Apple në atë periudhë.

Tani që emri “iPhone” është ngulitur thellë në mendjen tonë, të gjithë emrat e mësipërm ngjajnë disi të çuditshëm dhe aspak të bukur. (PCWorld Albanian)

iphone

Lajmet e fundit>