Softuer

iPhone OS 4.0 do të sjellë multitasking në iPhone

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
iPhone OS 4.0 do të sjellë multitasking në iPhone

Dihet se Apple mban gojën e mbyllur mjaft mirë për sa i përket planeve për iPhone, dhe asnjëherë nuk do të dimë asgjë të sigurt deri në momentin e lansimit zyrtar. Por kjo nuk ka ndaluar spelukimet.

Mungesa e multitastking në iPhone dhe së shpejti në iPad, ishte gjithmonë diçka kontroverse midis entuziastëve të smartphone. Apple lejon vetëm disa aplikacione të saja që të punojnë në prapavijë, por kjo ka gjasa që të ndryshojë.

Sipas burimeve të AppleInsidier, versioni 4.0 i sistemit operativ iPhone që do të paraqitet në iPhone e ri këtë verë do të lejojë disa aplikacione të palës së tretë që të punojnë në të njëjtën kohë në prapavijë. 

Nëse ky spekulim del i vërtetë atëherë mund të themi se është një përditësim i logjikshëm për iPhone OS, në veçanti kur smartphone nga Android, Nokia apo Palm veçse e përkrahin këtë për vite me radhë. Por mos harroni kjo veçori ka qenë pjesë e thashethemeve edhe para se të paraqiteshin iPhone 3G dhe 3GS, por kurrë nuk doli e vërtetë.

Lista e spekulimeve në internet nuk ndalet vetëm me multitasking. Sipas tyre i ashtuquajturi iPhone 4G, përmes sistemit të ri iPhone OS 4.0, do të përkrahë edhe video telefonata, do të ketë kamerë 5 megapikselëshe me blic, njohje të gjesteve, mbështjellës të veçantë, e shumë çka.

Lajmet e fundit>