Siguri

iPhone po ju vëzhgon….

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
iPhone po ju vëzhgon….

Siç është detajuar në një postim në O’Reilly Radar, dy zhvillues kanë zbuluar këtë në vazhdim:

“Të gjithë iPhone-t regjistrojnë lokacionin tuaj në një skedarë të quajtur “consolidated.db”. Kjo përmban koordinatat e gjerësisë dhe gjatësisë së bashku me vulën kohore të momentit të regjistrimit të këtyre të dhënave. Këto koordinata nuk janë gjithnjë të sakta, por janë mjaft të detajuara. Mund të ketë me dhjetëra e mijëra të dhëna në këtë skedarë, dhe duket se mbledhja ka filluar me iOS 4, kështu që deri tani mund të ketë informata të mbledhura për gati një vit”.

Keni parasysh se kjo nuk është hera e parë që “consolidate.db” ka shkaktuar habi, për shkak se reporterë edhe në shtator kanë kërkuar përgjigje me një shqetësim të ngjashëm. Por këta zhvillues janë duke prezantuar gjetjet e tyre në konferencën e fokusuar në lokacione “Where 2.0”, e cila thuhet se do të paraqes edhe më shumë detaje ndaj ekspozimit të kësaj çështjeje.

Zhvilluesit theksojnë se të dhënat e mbledhura nuk duket se dërgohen ndokund, por ata thonë se këtu ka diçka dhe duhet kuptuar se “pse këto të dhëna po ruhen dhe s’i do t’i shfrytëzojë Apple ato”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>