Analiza

iPhone i ri i Apple gati të prishë festën e Samsung dhe Nokia

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Gjatë kësaj jave është folur gjerë e gjatë për një aktivitet që Apple pritet të mbajë në ditët e para të Marsit dhe ku do të prezantojë një sërë produktesh të reja. iPhone i ri i Apple gati të prishë festën e Samsung dhe Nokia Photo Source: TechSmart

Nga një rifreskim i linjës iPad tek një rigjenerim i iPhone SE, Tim Cook dhe ekipi i tij padyshim kanë një “As” nën mëngë përpara mbërritjes së Galaxy S8-ës.

Edhe pse muaji Mars ka shërbyer si një destinacion tradicional i produkteve të reja të Apple, asnjëherë nuk kemi pasur një datë ekzakte siç është rasti i Shtatorit. Vitin e kaluar pamë mbërritjen e iPhone SE dhe vitin përpara tij orët inteligjente Apple Watch.

Prezantimi i një linje produktesh të reja në ditët e para të Marsit përbën një avantazh taktik për Apple ndaj rivalëve të përjetshëm. Një arsye është S8-ta por edhe telefonat e rinj Nokia që pritet të prezantohen në Kongresin Mobil Botëror.

Festës pritet ti bashkohen LG, Sony dhe Huawei e nëse ndonjë prej produkteve të kompanive në fjalë rriten, shitjet e iPhone 7 dhe 7 Plus janë me të vërtetë në rrezik.

Historia më e bujshme e Kongresit Mobil Botëror është padyshim rikthimi i gjigandit Nokia. HMD është gati të hedhë në treg jo një telefon të rangut të lartë por përkundrazi disa modele të rangut të mesëm. Pikërisht për këtë synohet një rifreskim i iPhone SE në mënyrë që të ndalohet avancimi i mundshëm i Nokia.

E ndërsa S8 nuk do të vijë në Barcelonë, gjenerata e re e tabletëve Galaxy Tab S2 do të zërë këtë boshllëk të lënë. Padyshim Apple do të kundërpërgjigjet me një rifreskim të iPad Pro.

Mbase evenimenti i Apple nuk do të devijojë vëmendjen e medias ndaj rivalëve të saj, por do të shërbejë si një përkujtues sesa të sukesshëm janë produktet e Apple. Gjithashtu do të dobësojë opozitën dhe mesazhet e saj përpara evenimentit madhor të Shtatorit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>