Blog

iPhone X dhe Face ID kalojnë me sukses provën e binjakëve

Oct 31 2017
0 Shpërndarje
Teknologjia Face ID funksionon falë kamerës TrueDepth të iPhone X i cili përmban një projektor pikash, një sensor infra të kuqe dhe një ndriçues infra të kuqe. iPhone X dhe Face ID kalojnë me sukses provën e binjakëve

Një video e publikuar ditën e sotme vjen në mbështetje të sistemit Face ID të Apple iPhone X duke treguar sesi dy binjakë nuk mund të “mashtrojnë” dot teknologjinë e Apple.

Në fillimin e videos një prej binjakëve provon të vërë syze dielli, një kapele madje edhe një shall veçmas.

Më pas i provoi ti vendoste të treja së bashku dhe përsëri Face ID arrin të injorojë këto ndryshime vizuale.

Telefoni kalon çdo test derisa vjen edhe testi më i vështirë, identifikimi i dy binjakëve identik. Telefon zhbllokohet vetëm për njërin dhe jo të dy.

“Jam i shokuar sesi iPhone X arrin të bëjë diferencën mes meje dhe vëllait tim binjak kur edhe disa anëtarë të familjes nuk mundet dot në disa raste,” shprehej njëri prej binjakëve.

“Prandaj kënaqësi e veçantë që vëllai im nuk do të mund të përgjojë telefonin tim,” vijoi Ai.

Demonstrimin mund ta ndiqni në këtë lidhje.

Teknologjia Face ID funksionon falë kamerës TrueDepth të iPhone X i cili përmban një projektor pikash, një sensor infra të kuqe dhe një ndriçues infra të kuqe.

Apple gjatë prezantimit tha se sensori nuk mund të manipulohet as nga fotot e as nga aksesorët që veshim dhe mbajmë. iPhone X doli në shitje të Premten. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>