Harduer

iPhone X është telefoni me ekranin më të mirë në botë

Nov 7 2017
0 Shpërndarje
DisplayMate ka publikuar rezultatet e një analize të iPhone X dhe arriti në përfundimi se është ekrani më i mirë që mund të gjeni në një telefon. iPhone X është telefoni me ekranin më të mirë në botë Photo Source: TechCrunch

Ekrani i telefonëve inteligjentë është një prej komponentëve më të rëndësishëm sepse pjesën më të madhe të kohës ndërveproni me të.

Ekranet LCD të Apple kanë qenë të mrekullueshme por këtë vit paneli OLED i iPhone X është më i miri.

DisplayMate ka publikuar rezultatet e një analize të iPhone X dhe arriti në përfundimi se është ekrani më i mirë që mund të gjeni në një telefon.

Paneli OLED është prodhuar nga Samsung por Apple i dërgoi gjërat në një nivel tjetër duke përmirësuar edhe më tej dhe si rezultat është më i mirë se ai që gjendet në Note 8 dhe S8.

Disa prej aspekteve ku iPhone X vë rekorde janë:

  • Ekrani me saktësinë më të lartë të ngjyrave (0.9 JNCD)
  • Ekrani OLED me shkëlqimin më të lartë (634 nits)
  • Ekrani me kontrasti më të lartë (141)
  • Ekrani me reflektimin më të ulët (4.5%)
  • Ekrani me variacionin më të ulët të shkëlqimit nga këndet (22%)

Galaxy Note 8-ta prodhonte deri në 1,240 nit shkëlqim por kjo vetëm për porcione të vogla të ekranit dhe jo në terësi.

Note 8 prodhon vetëm 560 nit shkëlqim në terësi nga 634 që prodhon iPhone X. Një prej arsyeve pse ekrani i iPhone X është më i mirë, është kalibrimi i bërë nga Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>