Harduer

iPhone X kushton vetëm 357.50 dollar për tu prodhuar

Nov 7 2017
0 Shpërndarje
Kjo sepse iPhone 8 ka një ekran LCD ndërsa iPhone X një ekran Super AMOLED me ngjyra më të forta dhe dizajn më të hollë. iPhone X kushton vetëm 357.50 dollar për tu prodhuar Photo Source: Reuters

Apple iPhone X kushton 357.50 dollar për tu prodhuar sipas të dhënave që vinë nga TechInsight dhe publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Me një çmim prej 999 dollarësh, iPhone X ka një marxhinë fitimi prej 64%, më lart sesa marxhina e fitimit prej 59% e iPhone 8-ës.

iPhone X është telefoni më i ri i Apple i cili doli në shitje ditën e Premte dhe pati një kërkesë të lartë që në ditët e para.

Janë disa zgjedhje që Apple ka bërë të cilat rritën çmimin e iPhone X. Ekrani 5.8 inç pa skaje kushton 65.50 dollar ndërsa ekrani 4.7 inç i iPhone 8-ës kushton vetëm 36 dollar.

Kjo sepse iPhone 8 ka një ekran LCD ndërsa iPhone X një ekran Super AMOLED me ngjyra më të forta dhe dizajn më të hollë.

Një tjetër zgjedhje e cila i ka kushtuar Apple është korniza prej çeliku e iPhone X e cila kushton 36 dollar nga 21.50 dollar që kushton korniza prej alumini e iPhone 8.

Apple është një kompani unike kur flasim për koston e pajisjeve dhe aftësinë e saj për të ruajtur çmimin edhe kur shet telefonë përmes palëve të treta dhe operatorëve celularë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>