Harduer

iPhone 4 edhe në Shqipëri, përmes Eagle Mobile

Dec 2 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 edhe në Shqipëri, përmes Eagle Mobile

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Orkunt Yozgat tha se kjo është një risi e këndshme për të gjithë abonentët Eagle, apo ata të cilët do të duan të anëtarësohen në këtë familje të madhe. “Që nga dita e parë kompania jonë ka punuar dhe punon për të sjellë më të mirën dhe më modernen për konsumatorin shqiptar. Të gjithë miqtë e apasionuar pas teknologjisë mund të provojnë magjinë e iPhone 4, një telefon i zgjuar që po revolucionarizon tregun e telefonisë celulare dhe internetit të lëvizshëm në botë”, theksoiYozgat.

Dihet se Apple iPhone 4 është një celularë i mençur i shumëkërkuar anembanë botës, ndërsa specifikat e tija janë publikuar në detaje në PCWorld Albanian, por në anën tjetër vlen të theksohet se shpesh kemi përmendur lajme që kishin të bënin me kontrata dy vjeçare për shitjen e iPhone me operatorin AT&T në Amerikë, por tani kemi rastin që t’ju njoftojmë se ky celularë po ofrohet me kontratë edhe për një operatorë të telefonisë mobile në Shqipëri, dhe sipas të gjitha gjasave kontrata dhe çmimi do të jenë mjaft tërheqëse.

Zyrtarë të kompanisë Eagle Mobile janë shprehur, se sjellja e iPhone 4 në tregun e Shqipërisë dhe ofrimin e tij me kontrata dhe çmime të volitshme për klientët, është shenjë e qartë që tregon seriozitetin e saj si kompani për ndjekjen e nevojave, kërkesave dhe dëshirave të konsumatorëve për teknologjinë dhe produktet më të fundit. /pcworld.al

Lajmet e fundit>