Harduer

iPhone 4 edhe zyrtarisht në shitje tek Verizon Wireless

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
iPhone 4 edhe zyrtarisht në shitje tek Verizon Wireless

Verizon Wireless do të ofrojë iPhone 4 duke filluar nga shkurti i vitit 2011 dhe realisht celulari do të jetë gati se tërësisht i njëjtë me iPhone 4 që ofrohet përmes AT&T. Engadget ka arritur të fus duart në një iPhone 4 të ofruar prej këtij operatori dhe siç thuhet në një lajm të shkurt të postuar prej tyre, celulari ka një dallim të vetëm fizik që ndërlidhet me ndryshimet në dizajnin e antenës, që pati shkaktuar shumë telashe për modelin iPhone 4 të ofruar nga AT&T. Versioni i ri iPhone 4 CDMA gjithashtu ka edhe iOS 4.2.5 dhe pritet të merr përditësimet sikurse homologu tek operatori tjetër, por për sa i përket testimeve të shpejtësisë së shërbimeve ende është herë të thuhet diçka sepse ka shumë faktorë që mund të ndikojnë këtu.

Verizon do ta shesë modelin 16GB  iPhone 4 për 199 dollarë dhe modelin 32 GB  për 299 dollarë. Në këtë çmim gjithashtu është përfshirë edhe mundësia që pajisja të përdoret si hotspot mobil, gjë që mund të lidh deri në pesë pajisje në të njëjtën kohë. Të gjitha çmimet janë të lidhur me një kontratë dyvjeçare. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>