Harduer

iPhone 4 i ri më 30 shtator?

Sep 1 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 i ri më 30 shtator?

Kanë kaluar disa javë qysh prej se çështjet problematike me antenë janë diskutuar,  por tani një thashetheme e re rreth një raporti disi të pakonfirmuar në një ueb faqe Meksikane, thekson se iPhone 4 nuk do të përballet më me problemet me antenë prej datës 30 shtator.

Marco Quatorze, Drejtor i Shërbimeve të vlerës së shtuar pranë Telcel tha se Telcel prej datës 30 shtator do të ofrohet në pajisje të reja që nuk kanë probleme me pranimin e sinjalit, dhe shpjegoi se kompania do të ketë disa opsione për të bërë ndryshime prej një celulari në një celularë tjetër.

Business Insider gjithashtu është duke mbuluar këtë ngjarje, por pavarësisht kësaj mund të ketë krip në këtë tregim. Mund të ketë citime jokorrekte ose koincidencë me planet e Apple për përfundimin e ofrimit të mbështjellësve pa pagesë për pronarët e iPhone. Kur ishte paralajmëruar plani, Steve Jobs është shprehur se data përfundimtare është 30 shtatori. Kjo edhe ka kuptim pasi që Apple së pari paralajmëroi planin me 16 korrik, gjë që do të thoshte kohë të mjaftueshme për dizajnerët e Apple që të arnojnë problemin.

Lajmet e fundit>