Harduer

iPhone 4 lansohet më 25 shtator në Kinë

Sep 20 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 lansohet më 25 shtator në Kinë

Apple do të fillojë shitjen e iPhone 4 në dyqanet me pakicë që i ka në Kinë të cilat do të fillojnë me shitje që nga ora 8.00 e mëngjesit këtë të shtune pra më 25 shtator 2010. Ky iPhone do të përmbajë 16GB dhe do të shitet me pakicë CNY4,999 ndërsa ai 32GB do të shitet me pakicë prej CNY5,999.

Përveq dyqaneve që Apple ka në Kinë tashmë, në ditën kur do të dalë në shitje iPhone 4 do të hapen edhe dy dyqane të reja, të cilat njëkohësisht do të hapen atë ditë kur do të lansohet edhe iPhone 4, ku blerësve të kualifikuar do tu mundësohet kontratë dyvjeçare.

iPhone ka karakteristika FaceTime, ku ëndrra për një video-thirrje bëhet realitet dhe Apple me këtë iPhone mahnit me ekranin e tij me një rezolucion të mahnitshëm që nuk ka pasur asnjëherë ndonjë telefon deri më tani, dhe me një pamje tejet të qartë, duke rezultuar me një tekst, foto dhe video të freskëta.
iPhone 4 gjithashtu përmban një kamerë me 5 megapixel me LED flash dhe Video për incizim HD, me një procesor A4, dhe deri ne 40% bisedë të gjatë me një dizajnë të bukur prej qelqi dhe çeliku i cili e bën të jetë SmartPhone më i hollë në Botë.
iPhone 4 vjen edhe me iOS 4, versoni më i ri dhe më i avancuar i sistemit celular, i cili përfshin 100 veçori të reja.
Dyqanet revolucionare të Apps ofrojnë mbi 250.000 Apps, duke përfshirë edhe pajisjen e re iMovie e cila është bërë ekstra për iPhone 4.

Lajmet e fundit>