Harduer

iPhone 4 me dy SIM kartela

Aug 28 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 me dy SIM kartela

Deri më tani dy SIM kartela  kanë qenë të mundura të vendosen vetëm në kopje kineze të iPhone, por tani USBfever ka paraqitur një mbështjellës të ri që sjellë përkrahje për dy SIM kartela në iPhone 4, megjithëse këto dy SIM kartela nuk janë brenda në iPhone.

Secila SIM kartelë është e vendosur në një adapter special që më pas rrëshqet në pjesën anësore të iPhone 4 dhe lidhet me portin e zakonshëm për SIM të iPhone 4. Një plastikë transparente mban çdo gjë në një vend të sigurt dhe nuk ka nevojë që t’i mbani kartelat të varura para vetës.

Përveç kësaj dy SIM kartelat nuk mund të jenë aktive në të njëjtën kohë – ku është një limit i iPhone 4- por siç duket ju mund të bëni kalimin mes përdorimit të njërës dhe tjetrës pa pasur nevojë për ristartim të celularit. Sipas USBfever, ju thjeshtë vendosni kartelën përkatëse nga menyja e SIM aplikacioneve në të dhënat e iPhone 4 dhe pas një minute apo dy, çdo gjë sistemohet. Ju duhet të keni iOS 4.0/4.0.1/4.0.2 që të funksionojë kjo dhe përveç kësaj duhet të keni celularin jailbreak.

Çmimi për treg i këtij adapteri sillet rreth 28.99 dollarë.

Lajmet e fundit>