Analiza

iPhone dhe iPad, më në fund po zënë hapin me kërkesat

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
iPhone dhe iPad, më në fund po zënë hapin me kërkesat

Në fund të shtatorit, kërkesat për iPhone 4 dhe iPad do të duhej të jenë të ultë sa duhet, dhe ka gjasa që të ketë një tepricë të mjaftueshme për t’u përcjellë edhe në sezonin e festave apo së paku të mbulojnë shitjet derisa të kryhen procedurat për furnizimin e radhës, që sipas të gjitha gjasave do të jenë shumë të vogla.

Ashok Kumar analistë pranë Rodman & Renshaw, ka deklaruar për Gigaom se ai pret që Apple të shes 14 million iPhone 4 në këtë çerek që përfundon në shtator, dhe rreth 15 milion njësi në çerekun e ardhshëm.

Analistët gjithashtu janë duke sugjeruar se iPad mund të shes mes pesë dhe gjashtë milion njësi në këtë çerek, dhe më shumë çerekun e ardhshëm. Nëse 7 inçëshi iPad që po përfolet kohëve të fundit do të paraqitet me kohë në raftet e dyqaneve, Steve Jobs dhe Apple padyshim që do të kenë festa të këndshme për fundvit. /pcworld.al

Lajmet e fundit>