Analiza

iPhone ka ekranin më të saktë

Jan 11 2010
0 Shpërndarje
iPhone ka ekranin më të saktë

Moto Development Group (nuk ka lidhje me Motorola), ka vendosur që të testojë Google Nexus One, Motorola Droid dhe Apple iPhone për të shikuar se cili ka ekranin e ndjeshëm me saktësinë më të madhe. E fituesi? Apple iPhone, pavarësisht se ka treguar disa mangësi.

Grupi Moto ka deklaruar se ka dëgjuar eksperiencën rreth zhvillimit të produktit “capacitive touchscreen” dhe ka dalë me një test të thjeshtë DIY për të shikuar saktësinë e ekraneve: shfrytëzimi i një aplikacioni për vizatim për të krijuar një grid, rrotullimin e gridit në mënyrë që linjat të jenë në një kënd prej 45 shkallë në raport me aksin vertikal të erkanit të ndjeshëm, dhe pastaj shfrytëzimin e aplikacionit vizatues, duke përcjellë gridin përmes shfrytëzimit të presionit të lehtë dhe mesatar të gishtërinjve.

Moto Group ka gjetur se ekrani i iPhone ka kryer një punë shumë të arsyeshme të kapjes së linjave të drejta, gjersa që të tre celularët Android treguan mangësi, në veçanti me presion të lehtë. iPhone ka demonstruar paksa humbje të ndjeshmërisë në skaje të ekranit – Moto Group deklaroi se edhe Droid Eris e Nexus One kanë qenë më të mirë në qoshe. Megjithatë në përgjithësi, celularët Anrdoid kanë përjetuar valëzime dhe shkallëzime nëpër ekranin e tyre.

“Në ekrane të ndjeshme në prekje inferiore, është thjeshtë e pamundur që të vizatohen linja të drejta” shkruante në blogun e Moto Group. Me presion të lehtë “artefaktet do të rriten në mënyrë të theksuar, duke treguar se pajisja është në gjendjen më të mirë me një sinjal të dobët. Kjo është e rëndësishme për shkak se shfrytëzimi i shpejt i tastierës dhe prekjet e lehta në ekran vërtetë shtyjnë limitet e panelit të ndjeshëm në prekje”.

Lajmet e fundit>