Lajmet

iPhone numri një në botë

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
iPhone numri një në botë

Një raport i AdMob tregon se iPhone i Apple konsumon mbi pesëdhjetë përqind të trafikut mobile mbarëbotëror. Kjo do të thotë më shumë se Symbian, Android, RIM dhe Windows Mobile mbledhur sëbashku.

Ky raport gjithashtu detajon ecurinë e rivalëve, duke raportuar rritjen e Android nga 17 përqind në 20 përqind në Tetor falë shitjes së modeleve HTC. RIM ka patur një rënie të lehtë prej 14 në 12 përqind. SO-ja i Palm Pre WebOS ka patur rënien më të madhe gjatë Tetorit, duke arritur nga 10 në 5 përqind.

Megjithë dominimin e Apple, studimi fokusohet në shpërndarjen e modeleve të BlackBerry-t dhe platformave Android. Me sa duket, 63 përqind e trafikut të blackberry vjen nga Curve, Bold dhe Tour. HTC ka dominuar platformën e Android, kjo dhe për shkak të hyrjes vetëm në nëntor të Motorola Droid.

Lajmet e fundit>