Lajmet

iPhone/iPod Touch OS versioni 3.0

Mar 22 2009
0 Shpërndarje
iPhone/iPod Touch OS versioni 3.0

Nëse jeni të nxehtë për të nxitur debate nëpër forume të ndryshme mbi betejën Apple vs PC, është më shumë se e sigurt se dikujt do t’ia vloni gjakun. Qofshi tipa që keni ndërtuar vetë çdo PC që keni pasur në pronë apo tipa që zemra i rreh vetëm për Steve Jobs, që të gjithë së paku mund të pajtohemi për një gjë. iPhone & iPod Touch janë pajisje mbresëlënëse edhe për përdoruesit e  Windows. Me mbi 30 milion pajisje të shitura që nga data e paraqitjes dhe me mbi 800 milion aplikacione të shitura, duket se “pula” Apple do të lëshoj vezë të arta edhe për një kohë të gjatë.
Por me sukses arrin edhe konkurrenca, dhe me tipat si Google, Microsoft e edhe Palm që po shikojnë për një copë nga dreka e Apple, është e kuptueshme se ata (Apple) duhet do adresojnë disa shkëlqime të reja në listën e tyre të veçorive. Versioni 3.0 (i cili pritet që të paraqitet dikur gjatë verës), do të sjellë veçori të shumëpritura, shumica e të cilave janë shumë më pak revolucionare sesa Apple do të dëshironte të besonte.

Dhe nëse nuk ma besoni këtë atëherë lexoni vetë disa nga veçoritë më kryesore:

– Aftësi për copy&paste
– Lidhje për kufje Bluetooth Stereo, tek pajisjet e gjeneratës së dytë
– Navigim kthesë më kthesë përmes aplikacioneve të dorës së tretë (nuk do të përdoret Google Maps)
– MMS
– Qasje më të mirë në dokun lidhës për zhvillues të harduerit

 

Një veçori tjetër interesante është edhe aftësia për të performuar transaksione përbrenda aplikacioneve. Siç dihet kjo veçori mund edhe të keqpërdoret, por gjithashtu do të mund të hap DLC të reja përbrenda lojërave, ose do të na mundësojë që të blejmë libra Kindle nga i njëjti aplikacion që po përdorim për lexim.
A jeni edhe ju duke u bërë gati për sfidën e re OS 3.0, apo jeni kundër iPhone?
Le të fillojë beteja.

 

Lajmet e fundit>