Lajmet

Çipi “mikrofludic” që arrinë paralelisht 1.000 reaksione kimike

Aug 7 2009
0 Shpërndarje
Çipi “mikrofludic” që arrinë paralelisht 1.000 reaksione kimike

Çipi mirkrofludic (mikrofludic – material nga silikoni dhe xhami) që është përdorur në testim të reaksioneve kimike dhe gjërave të ngjashme, ka qenë i njohur për madhësinë më të vogël të tij, por ata asnjëherë nuk kanë qenë kaq të fuqishëm.

Rezultati i një studimi të përbashkët mes Universitetit Shtetor të Kalifornisë, ULCA-s dhe Universitetit Wuhan të Kinës, është një “pajisje e integruar mikrofludic” që është në gjendje të performojë 1.024 reaksone kimike në të njëjtën kohë, duke lehtësuar kështu jetën e një hulumtues për 1.024 herë.

Më e rëndësishmja është se, enzimet e kushtueshme që janë përdorur më herët për një testim të vetëm, tani mund të ndahen në qindra sosh dhe të testohen në të njëjtën kohë, duke mundësuar kështu një rrugë për eksperimente më të shpejta dhe më të lehta në hulumtime mjekësore.

Nuk është e qartë nëse këto produkte do të jenë shumë të përhapura në treg, megjithatë është e sigurtë se shumë hulumtues anembanë botës janë duke tentuar të porosisin një të tillë.

Lajmet e fundit>