Lajmet

IPKO: 100 ditë komunikim me zbritje çmimesh

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
IPKO: 100 ditë komunikim me zbritje çmimesh

Në festën më të madhe të popullit shqiptar,atë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, IPKO mundëson komunikim të lirë i cili i tejkalon kufijtë.

Duke filluar nga dita e sotme, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, IPKO ka bërë zbritje çmimesh për komunikim mes shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kjo ofertë nga IPKO, bën të mundshëm që në 100 ditët e para të gjithë shqiptarët t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e komunikimit, dhe të flasin më lirshëm se kurrë, për tu afruar edhe më shumë me njëri tjetrin.

Për 100 ditë me radhë, komunikimi mes shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i thyejë kufijtë, duke përdorur çmimet e zbritura të thirrjeve ndërkombëtare dhe ato të roamingut nga IPKO, të cilat janë vetëm 18 cent për minutë, me operatorët e zgjedhur: Eagle në Shqipëri dhe One në Maqedoni.

Alban Kastrati, zyrtar i marrëdhënieve me publikun në IPKO ka thënë se: “Në festën më të madhe të popullit shqiptar, 100 vjetorin e shtetësisë së Shqipërisë, ne duam që shqiptarët të komunikojnë më lirshëm se kurrë, dhe ta urojnë njëri tjetrin, pa menduar për kufijtë”.

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët thirrjet e tyre nga Kosova i bëjnë drejt Shqipërisë (Eagle) apo drejt Maqedonisë (One) do të paguajnë vetëm 18 cent për minutë, ndërsa çmim identik ata do të paguajnë edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende, duke përdorur shërbimin roaming të operatorëve mobil, Eagle dhe One, për të bërë thirrje drejt numrave të IPKO-së.

Oferta është e vlefshme prej ditës së mërkurë (21 nëntor) e deri më 28 shkurt 2013. “Festa e komunikimit mes nesh do të vazhdojë për 100 ditë rresht, me çmimet e zbritura”,- ka deklaruar Kastrati.

Shërbimi i Roamingut dhe i thirrjeve ndërkombëtare është i aktivizuar pa pagesë për të gjithë konsumatorët. Gjatë roamingut, gjithashtu mund të përdoren edhe shërbimet: Transferimi i kredisë dhe Porosia – “Më thirr”.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme për brenda dhe jashtë vendit, si dhe kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>