Lajmet

IPKO arrin majat më të larta të Kosovës

Jan 27 2009
0 Shpërndarje
IPKO arrin majat më të larta të Kosovës

Operatori i telefonisë IPKO vazhdon zgjerimin duke arritur mbulueshmëri deri në 88% të territorit të Republikës së Kosovës, i cili ofron sinjal për 96 % të popullsisë së Kosovës. Këtë herë IPKO ka zgjeruar rrjetin e mbulueshmërisë në pikat kryesore të turizmit malor në Brezovicë, Prevallë dhe Bogaj për t’i mundësuar konsumatorëve qasje të pa ndërprerë në shërbimet e IPKO edhe kur janë në pushime në majat më të larta të vendit.

IPKO ka instaluar disa kamera në Brezovicë, të cilat transmetojnë drejtpërdrejt zhvillimet në rajonin turistik dimëror të Brezovicës nga portali dedikuar vetëm konsumatorëve të internetit të IPKO-s (www.ipko.net).

IPKO deklaron se kjo është shkalla më e lartë e mbulueshmërisë së një operatori me rrjet të telefonisë mobile në Kosovë.

 

 

 

Lajmet e fundit>