Lajmet

IPKO: biseda pa pagesë për një muaj, me numrin e preferuar

Feb 16 2011
0 Shpërndarje
IPKO: biseda pa pagesë për një muaj, me numrin e preferuar

Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim që duan të kenë liri të plotë të komunikimit me telefon mobil, tani mund të flasin ditë e natë dhe pa pagesë, me një person të preferuar, për një muaj të plotë.

“Numri im i preferuar” është produkti më i ri i telefonisë mobile IPKO i cili u mundëson konsumatorëve të saj me parapagim, të flasin 24 orë në ditë, me 0 euro në minutë, dhe për një muaj të plotë. Aktivizimi i këtij produkti kushton tri euro.

Aktivizimi i “Numrit të preferuar” bëhet duke dërguar një SMS në numrin 123, me tekst “favorite” dhe numrin e personit të preferuar, të cilin përdoruesit e zgjedhin për komunikim me 0 euro, ndërsa pas muajit të parë, produkti aktivizohet automatikisht.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>