Lajmet

IPKO e Digitalb sjellin në Kosovë transmetimet në High-Definitio

Jan 11 2011
0 Shpërndarje
IPKO e Digitalb sjellin në Kosovë transmetimet  në High-Definitio

 Në konferencën për media të orga- nizuar nga IPKO dhe Digitalb, ishin  të pranishëm një numër i madh i  gazetarëve, ndërsa përball tyre ishin  Alban Kastrati, Drejtues i Marrëd- hënieve me Publikun pranë IPKO,  Xhimi Tugu, Menaxher i Rrjeteve  Kabllore pranë Digitalb, dhe Ilir Istre- fi, Zhvillues i Produkteve dhe Shërbi- meve pranë IPKO. Në fjalimin e tij hyrës z. Kastrati  bëri prezantimin e risisë për tregun e  Kosovës, përkatësisht sjelljen e  teknologjisë së kualitetit të lartë HD  përmes rrjetit kabllor të IPKO-së.  “IPKO dhe Digitalb po sjellin diçka të  shumëkërkuar nga konsumatorët  tanë, qofshin ata ekzistues apo poten- cial, dhe në këtë mënyrë të gjitha  familjet kosovare që tani posedojnë  TV HD, mund të pajisjen me njërën  prej tri pakove që i kemi lansuar sot,  dhe të cilat përmbajnë gjashtë kanale  të kualitetit HD”, u shpreh z. Kastra- ti. “Pa dashur të hyjë në detaje më  duhet të them se industria televizive  po ndryshon njëherë e përgjithmonë,  teknologjia më e fundit që është në  botë po arrin edhe në Kosovë dhe kjo  natyrisht përmes gjashtë kanaleve  HD, e të cilat në ndërkohë do të shto- hen dhe do të plotësojnë të gjitha  kërkesat dhe preferencat e konsuma- torëve tanë që i kemi hasur deri më  tani”.  Xhimi Tugu, Menaxher i Rrjeteve  Kabllore pranë Digitalb, u shpreh se  kompania Digitalb përmes gjashtë  kanaleve HD është përpjekur që të fus  të gjithë gamën e programeve nga të  gjitha grupmoshat, shijet dhe intere- sat e publikut, duke i përzier ato në  mënyrë të bukur me programe shqip- tare si “E Diell” apo “Portokalli” nga  Top Channel, dhe gjithashtu duke  ofruar edhe transmetime HD të  ndeshjeve sportive përmes kanaleve  përkatëse të definicionit të lartë. 

“Publiku më në fund do të ketë  mundësi që atë pajisjen televizive që  e ka blerë, tani ta shfrytëzojë maksi- malisht, duke parë jo vetëm evente  sportive por edhe të gjitha eventet që  transmetohen në gjashtë kanalet HD”  theksoi z. Tugu. “Shumë shpejt do të  shtohen edhe 3 kanale tjera, ekskluz- ivisht për rrjetin kabllor IPKO, të  cilat do të jenë kanale që do të trans- metojnë evente nëpërmjet komenta- torëve nga SuperSport Kosova dhe  më pas këto kanale do të shtohen në  të njëjtën linjë me çmimin e tyre në  platformat e Digitalb”. Ilir Istrefi, zhvillues i produkteve  dhe shërbimeve pranë IPKO bëri një  prezantim të detajuar të asaj se çfarë  do të sjellë IPKO HD, cilat kanale do  të jenë në ofertë, çmimet dhe llojet e  pakove etj. Sipas tij konsumatori për  të shijuar këtë teknologji duhet të  ketë një pajisje televizive të gatshme  për HD, një marrës HD dhe një kabllo  HDMI. “Pakot HD janë pako me  abonim për një periudhë prej 6 mua- jsh apo 12 muajsh, dhe përfshijnë një  numër prej 98 kanalesh”, theksoi z.  Istrefi.  Pakot që mund të kërkohen nga  konsumatori janë pako Premium HD  që ofron 98 kanale, pako DUO Premi- um HD që sjellë 98 kanale dhe inter- net për 2 PC (shpejtësi 1Mbps), dhe  pako Trio Premium HD që sjellë 98  kanale, pako të internetit 3 (2PC me  shpejtësi interneti prej 2Mbps) si dhe  telefoni fikse. E veçanta e pakos së  tretë do të jetë edhe përfitimi i 10  eurove mbushje. Premium HD është pako e cila  përmban 98 kanale (mbi 84 TV kanale  të pakos aktuale Premium, përfshirë  edhe tetë kanalet e Supersport dhe të  gjitha kanalet e reja në formatin HD). 

Ndërsa, DUO Premium HD përfshin  të gjitha kanalet e pakos Premium,  kanalet në formatin HD, si dhe lidhje  të Internetit 1 Mpbs, për dy  kompjuterë. Në anën tjetër, TRIO Premium HD  përmban të gjitha kanalet e pakos  Premium, kanalet HD, lidhje për 2  kompjuterë me nga 2 Mbps shpejtësi  të internetit, si dhe telefoninë fikse  me çmimet më të lira për thirrje  ndërkombëtare, plus 10 € mbushje.  Pakot e televizionit digjital me for- matin e ri HD mund të blihen për  periudhë kohore gjashtë ose 12  mujore. Kanalet HD që ofrohen prej sot e  tutje në kuadër të këtyre pakove janë:  HD1, HD2, HD3, Supersport HD 1,  SuperSport HD2 dhe National Geo- graphic HD, ndërsa çmimet për mar- rësin digjital HD do të dallojnë varë- sisht prej pakos së abonimit.  Të gjithë ata konsumatorë ekzistues  që kanë kontratë me IPKO dhe dëshi- rojnë të kalojnë në teknologjinë e re,  mund ta kthejnë marrësin e vjetër  dhe të fitojnë një zbritje prej 20 euro  për të marrë marrësin e ri digjital HD.  Klienti që dëshiron të konvertojë një  pako Premium apo Duo Premium me  një afat kontrate prej 1 deri në 5  muaj, duke pasur parasysh se ka  pranuar të kthejë marrësin e vjetër,  duhet të paguaj 10 euro për konver- tim të abonimit dhe 39.95 euro për  blerjen e marrësit të ri HD, e që në  total i bie 49.95 euro. Ata që kanë  pako Premium apo Duo Premium  me afat kontrate mbi 5 muaj, duhet  të paguajnë 39.95 euro për të marrë  marrësin e ri HD. 

Marrësi Digjital është i prodhuar  nga Kaon, i njëjti që ka prodhuar  edhe marrësin për pakot standarde  televizive, ndërsa tani marrësi mban  një ngjyrë të zezë dhe ofron opsione  tjera për të përkrahur teknologjinë  HD dhe për të sjellë më të mirën në  shtëpinë e konsumatorëve të rrjetit  kabllor të IPKO-së. E tëra që i  mbetet konsumatorit të sotëm të  IPKO-së është që të zgjedhin pakon  e tyre që iu përshtatet dhe që ia  mban xhepi. E gjithsesi nuk duhet  harruar se për të shijuar pako stan- darde mjafton edhe një televizor i  thjeshtë, ndërsa për pakon e defini- cionit të lartë konsumatori duhet të  ketë një HDTV, pasi që pa të nuk  mund të shijohet kualiteti maksimal i  përmbajtjeve HD. Momentalisht IPKO ka sot të insta- luara rreth 240.000 porte fikse në  tërë Kosovën, ku fiks nënkupton që e  njëjta kabllo ofron telefoninë fikse,  televizionin digjital dhe internetin,  ndërsa 1/3 prej tyre është aktive në  përdorim gjatë një muaj.

Lajmet e fundit>